Qeveria e Maqedonisë: Anulimi i vendimit për uljen e pagave për funksionarët, gjykatësit dhe prokurorët minon solidaritetin në vend

524
fresco

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Procedura e ngritur në Gjykatën Kushtetuese për uljen e pagave të 2.060 funksionarëve, deputetëve, gjyqtarëve dhe drejtorëve në pagë minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj, në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmton solidaritetin në vend”, shprehen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë vendim, sipas Qeverisë, Gjykata Kushtetuese ndalon hyrjen e 240 milionë denarë në Buxhetin e Maqedonisë për të menaxhuar luftimin me Covid-19.

“Qeveria shprehet e dëshpëruar nga një vendim i tillë skandaloz që rrezikon luftimin kundër Covid-19”, shprehen nga Qeveria./Telegrafi/

Comments