Qeveria e Venezuelës: Nuk dimë ku ndodhet Maduro, kërkojmë prova jete

209

Qeveria venezuelase deklaron se nuk ka informacion mbi vendndodhjen e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.

Zëvendës presidentja e vendit, Delcy Rodríguez, në një mesazh audio të transmetuar nga mediat shtetërore, tha se autoritetet kërkojnë prova të menjëhershme jete për kreun e shtetit.

“Ne kërkojmë prova të menjëhershme jete”, deklaroi Rodríguez, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e zhdukjes së Maduros.

Deklarata vjen mes raportimeve ndërkombëtare për një operacion të gjerë ushtarak të SHBA-ve në Venezuelë dhe deklarimit të presidentit amerikan Donald Trump se Maduro është kapur dhe nxjerrë jashtë vendit.

Comments