Qeveria i ndan Jeta Xharrës 225 mijë euro…
Përveç 160 mijë eurove nga ministria e Hajnrullah Çekos, Jeta Xharra i paska pas marrë edhe 65 mijë euro të tjera nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
Më poshtë e keni dokumentin kur BIRN-it i janë ndarë 65 mijë euro nga qeveria me 6 qershor 2024 për “Auditimin Social në Nivel Lokal”, që i bien me bo kurgjo hiç. Ndërsa dokumenti tjetër tregon për 160 mijë euro të tjera.
Pra, veç në këto dy raste Jeta Xharra merr 225 mijë euro.
Militanti i shkretë del thotë “Kurti ua ka ndalë taxhinë”.
Shih pak ma mirë o militant.
Paramendojeni, veç në dy raste 225 mijë euro, hec e dije sa raste të tilla janë.
Me siguri bëhet fjalë për miliona euro nga buxheti i shtetit në drejtim të një mediumi që funksionon si biznes privat.
A më tregoni tash pak për objektivitetin që ky medium mund ta ketë në trajtim të rasteve potenciale korruptive kur bëhet fjalë për personat që direkt e financojnë?