Qeveria merr vendim për rritje të pagave në sektorit publik- 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka bëre të ditur se nga viti i ardhshëm do të bëjnë rritje të pagave, por kësaj radhe jo duke e rritur koeficinetin por duke e rritur për një njësi për sektorë.
Kryeministri Kurti ka njoftuar se kanë marrë vendim që të rritet vlera e koeficientetit.
“Duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta sidomos në këto kohë kur Globi po përballet me kosto të rritur të jetës kemi shkuar në maksimumin e lejuar të pagave, e kemi vendosur të mos rritim vlerën e koeficientin, por koeficientin për një njësi për secilin punonjës. Vlera 110 euro, mirëpo rritet sasia e koeficienteve për një njësi”,tha Kurti.

Ai njoftoi se nga janari për 0.5 njësi, pra për gjysmë njësie dhe pastaj nga korriku i vitit të ardhshëm për 0.5 njësi të tjera.
“Dikush që e ka koeficientin 5.6 në janar i bëhet 6.1 kurse në korrik i bëhet 6.6. Ose dikush me 10 nga janari i bëhet 11… bie që të gjithë në sektorin publik pagat për ta do të rriten për 55 euro, duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga korriku i vitit të ardhshëm”, raporton lajmi.net.
“Për mësuesin, ushtarin, policin rritja në përqindje do të jetë 18 deri në 20 për qind. Kurse për pozitat më të larta 7 deri në 8 për qind më shumë”, tha Kurti./Lajmi.net/