Qeveria: Nuk do të ketë pagesë të detyrueshme për borxhe tatimore për muajt maj dhe qershor

646

Qeveria e ka plotësuar Dekretin me fuqi ligji për zbatimin e Ligjit për procedurë tatimore me të cilën përcaktohet që organi tatimor të mos jep vendime për pagesë të detyrueshme ndaj obliguesve tatimor për borxhet tatimore që kanë arrit në muajt maj dhe qershor si dhe borxhet tjera për të cilët nuk është ngritur procedurë për pagesë të detyrueshme deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligji.

“Qeveria e ka plotësuar Dekretin me fuqi ligji për zbatimin e Ligjit për procedurë tatimore që të mundësohet forcim i sigurisë dhe qëndrueshmërisë gjatë mbështetjes së kompanive të cilët kanë pësuar dëme në punën e tyre për shkak të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit KOVID-19, miratuar nga ana e Qeverisë së RMV-së. Me të njëjtën përcaktohet që organi tatimor të mos jep vendime për pagesë të detyrueshme ndaj obliguesve tatimor për borxhet tatimore që kanë arrit në muajt maj dhe qershor për të cilët nuk është ngritur procerdurë për pagesë të detyrueshme deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij drekreti më fuqi ligji”, informon Pres shërbimi qeveritar.

Në këtë seancë është ndryshuar dhe plotësuar Dekreti me fuqi ligji për zbatimin e Ligjit për famlimentim gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën rregullohet zbatimi i Ligjit për falimentim gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me çka është vërtetuar se në vend se të vlejë tre muaj pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, e njëjta të aplikohet deri më 30 qershor të vitit 2020.

Comments