Qytetarët e Maqedonisë ndër më të palumturit në botë

237
fresco

midle

Qytetarët e Maqedonisë janë ndër më pak të lumturit në Evropë dhe në botë.

Nga 157 shtete të përfshira në një hulumtim për nivelin e lumturisë së qytetarëve, të realizuar nga Qendra e hulumtimeve Gallub, Maqedonia zë vendin 95 me notë 5.121, në nivelin nga 1 deri në 10.

Hulumtimi është kryer mbi gjashtë faktorë: bruto prodhimi vendor për kokë banori, jetëgjatësia, mbështetja sociale, besimi (e matur sipas perceptimit të korrupsionit në qeveri dhe biznes), perceptimi i lirisë për të marrë vendime në jetë, dhe humanizmi.

Mbledhur vlerësimet e përgjithshme nga të gjashtë faktorët, qytetarët e Maqedonisë janë radhitur në një grup me vende me shkallë të lartë të korrupsionit dhe varfërisë.

Comments