Qyteti Shkupit anashkalon projektet shqiptare

566
fresco

Prej 35 projekteve të propozuara nga opozita shqiptare në Qytetin e Shkupit, vetëm njëri do të realizohet sipas buxhetit të planifikuar të vitit 2020. Këshilltarët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët thonë se në Këshillin e Shkupit, nuk janë përfillur projektet që sipas tyre, janë në interes të shqiptarëve. Rethrrotullimi në Komunën e Sarajit, pishina e Sarajit, korsitë nëpër Komunën e Çairit, parkingjet në kate në këtë komunë, mbikalimi që duhej të lidhte Çairin me Shuto Orizarën dhe për disa projekte tjera, ata thonë se nuk kanë qenë prioritet për t’u miratuar nga Këshilli i Qytetit.

 Mirëpo kjo praktikët te kryetari i ri nuk po funksionon, kjo ishte vërejtja e parë. Madje ne si opozitë u munduam që nëpërmjet mekanizmit të vetëm, duke propozuar amendamente të mbuloj edhe komunat shqiptare me projekte që dalin nga kërkesat e qytetarëve të Shkupit, por një gjë e tillë nuk u përfill. Propozimi i vetëm nga opozita shqiptare që kaloi ishte vendosja e semaforëve në Bulevardin ‘Kristijan Todorovski Karposh’- deklaroi Sedat Ramadani, Këshilltar i Lëvizjes BESA.

Në pyetjet e këshilltarëve drejtuar kryetarit të Qytetit Petre Shilegov, kishte ankesa edhe për rritjen e çmimit të ujit dhe tarifat e larta të përmbaruesve.

 Unë kam vetëm një pyetje që e shtova sot në këtë seancë, lidhur me hajninë e përmbaruesve që janë duke marr para për së tepërmi nga qytetarët për disa vendime gjyqësore. Unë mendoj se manipulohet gjyqi dhe shteti krijon disa situata të pa lakmueshme ku disa borxhe të vjetra mbi 20 vjet i riaktivizojnë tash- tha Fadil Nika, Këshilltar i Aleancës për Shqiptarët.

Këshilltarët Ramadani dhe Nika thonë se Këshilli me shumicë votash anashkaloi projektet e tyre, duke u arsyetuar se nuk ka para të mjaftueshme. Në 120 milion eurot e planifikuara për vitin e ardhshëm janë përfshirë edhe mbi 14 milion euro të pashfrytëzuara gjatë vitit që po e lëmë pas. Nga Qyteti i Shkupit thonë se duke e krahasuar me këtë viti, buxheti është rritur për 12%.

Adnan Qaili

Comments