Raiola deklaratë ‘bombë’: Dybala të largohet nga Juventusi

268

Mino Raiola i ka bërë thirrje Paulo Dybalasë të largohet nga Juventusi.

Në një intervistë për “RaiSport”, agjenti i mirënjohur ka lëshuar një deklaratë “bombastike” ku i bën thirrje klientit të tij të gjejë një ekip tjetër në mënyrë që të rritet profesionalisht akoma edhe më shumë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

“Mendoj se Dybala do të largohet përfundimisht nga Juventusi. Ai duhet të shkojë në një ekip ku ai merr në një projekt që tashmë është i përshtatshëm më mirë. Dybala po përmirësohet shumë dhe ka gjithçka që duhet ta bëjë të ndryshojë skuadër për të qenë më pranë Neymarit, Ronaldos dhe Messit”, u shpreh ai.
Kujtojmë që së fundmi Dybala u kërkua me ngulm nga Barcelona që së fundmi u dëshpërua pas largimit të Neymarit.

Comments