Rama e mbajti fjalën: Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijë që i shpëtuan tërmetit në Thumanë (Video)
Dy legjenda të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video nga takimi që dy fëmijët shqiptarë kanë pasur me Buffonin dhe Ronaldon.
Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar fëmijëve nga një fanellë të Juventusit.
“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në Facebook, përcjell ALBAZONE MEDIA.
Kujtojmë se Shqipëria është përballë me një tragjedi të madhe, ku nga tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën, kanë mbetur të vdekur 52 persona.
Më poshtë e keni edhe videon kur Kryeministri Edi Rama ju premton fëmijëve:

