Rama: Frrokun ju thashë mos e votoni dhe shkoi në burg, Mark Marku ka nga pas ‘lolon’ Gjekmarkaj
Kryeministri Edi Rama nuk e ndali sulmin ndaj kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike edhe në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te kryesuesi i listës së PD në Lezhë, Mark Marku dhe Argon Gjekmarkaj.
“Ju thashë mos votoni Fran Frroku dhe ja ku përfundoi në burg, tani ju them mos votoni Mark Markun, ai nuk do shkojë në burg, por nuk shkon as në punë, mirë Markun, por Gjekmarkun c’e doni? Një lolo, unë e njoh nga eksperienca ime se kam pasur disa përballe me të, si mund të ulet niveli deri këtu dhe ç’lidhje kanë me sfidat që ka Lezha, ne duam ta çojmë Lezhën në një nivel tjetër ekonomik, duke hapur kantiere publike, po flas për investime të mëdha”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nuk ngurroi t’i shprehte falënderimin për ndërgjegjësimin e ndjeshmërinë që treguan eksponentë të kampit opozitar, për vdekjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Por shtoi më tej se solidariteti i treguar dje, duhet të vijojë, e të mos shohim skena me mijëra njerëz në takime.
Shefi i socialistëve nënvizoi se politika nuk është çështje programesh, por është forcë karakteri dhe opozita sipas tij nuk e ka.
“Meriton një falenderim për ndjeshmërinë e shprehur gjithë politika do të ishte shumë mirë që të njëjtën ndjeshmëri të kishin çdo ditë sidomos në këtë ditë të ku bota përballet me kërcënimin e njerëzve tanë të dashur. Ajo që na takon është të bëjmë atë detyrë të thjeshtë të mos shkelim ligjin, të mos shkelim rregullat të mos shkelim kufirin etik të njerëzore për politikë dhe për vota duke i vënë njerëzit në rrezik dhe duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimeve absurde të papërgjegjshme që tregojnë se në fund të ditës politika nuk është çështje programesh, idesh dhe fjalësh është çështje karakteri dhe karakterin o e ke o nuk e ke, ato nuk e kanë. Ato kanë një karakter të dobët që mishërohet në lidershipin e tyre. Ato japin shembullin më të keq të mundshëm, më absurd të mundshëm ndërkohë që e para gjë që duhet të bëjmë ne të japim një shembull shumë të mirë, në gjërat e thjeshta. Ne e kemi humbur trenin e historisë, pasi nuk e kemi zakon që tu kushtojmë rëndësi gjërave të vogla dhe pastaj humbim kohë pa fund në dëm të gjërave të mëdha. Kombet e mëdha fitojnë beteja me gjëra të vogla, dhe kjo është një pikë dalluese shumë e madhe. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët. Më i miri ndër të kqinjtë, i kemi aty, ajo që ne mund duhet dhe do të bëjmë është që të përpiqemi të bëjmë zgjedhjet më të mira të mundshme kur marrim vendime dhe kur zgjedhim njëri tjetrin. Ne kemi bërë një zgjedhje shumë të mirë dhe të qartë, që njerzit tanë të jenë të mbrojtur. “- tha Rama.

