
Kryeministri Edi Rama, është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të saj.
Kur Rama përmendi televizionin ku punon gazetarja, Syri Tv, ajo u përgjigj duke kërkuar të mos përmendet televizioni, por Rama këtë e konsideroi mungesë etike dhe nuk i’u përgjigj pyetjeve, lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga lista fituese e Tiranës dhe kandidimin e personave kontroversë në Durrës, që dalin edhe në përgjimet e dosjes 339.
Pjesë nga debati:
Ambrosia Meta :Z.Kryeministër pas mbledhjes së djeshme ajo që ka rënë më shumë në sy ,ka qenë largimi i disa ish ministrave dhe emrave të vjetër në Partinë Socliaste , ju keni folur gjatë kësaj fushate se cfarë lufte ka bërë PS për refromën në drejtësi. Por, keni çuar në fund të listavave atë person që ka punuar më shumë për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj ,keni folur për luftën që ka bërë Partia Socialiste për të çelur negociatat dhe keni vlersuar Ditmir Bushatin si ministër të Jashtëm, por nga ana tjetër e keni lënë jashtë listave pas kritikave që ai ka bërë ndaj jush për përfshirje të elementëve kriminal në Qarkun e Shkodrës ,por edhe pas një ftohje që pati mes jush dhe tij dhe pas kundërshtimit të hapur që ai pati për çështjen e kufijeve mes Serbisë dhe Kosovës .
Gjithashtu edhe kontribute të tjera siç kanë qenë Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli, janë lënë jashtë listave ,pse i keni larguar nga Partia Sociliaste këta njerëz a nuk doni ju t’ju kundërshtojnë në Partinë Socialiste ,doni vetëm njerëz që t’ju binden dhe sa ndikim ka pasur Erion Veliaj në listën e Tiranës?
Edi Rama: Fakti që është shqetësuar syri.net për ministrin tregon shumë.
Ambrosia Meta: Janë shqetësuar të gjithë, jo vetëm Syri
Edi Rama:Qartë, të lutem merrja mikrofonin ,merrja mikrofonin
Ambrosia Meta :Të bëjë dhe pyetjen e dytë
Edi Rama: Jo Jo
Ambrosia Meta :Por ,përderisa bëtë replikë për televizionin edhe unë kam të drejtë që t’ju kthejë replikën
Edi Rama:Një gjë nuk e negociojmë dot bashkë ,që gazetërët pyesin , i pyeturi përgjigjet dhe gazetarët nuk janë këtu për të debatuar mbi përgjigjen dakort? Kjo është e panegociueshme është etika …
Ambrosia Meta :Dhe unë prandaj ndërhyra për ta bërë dhe pyetjen e dytë
Edi Rama:Nuk e negociojmë dot bashkë këtë, është e panegociueshme
Ambrosia Meta :Rasti i Durrësit janë tre emra të cilët janë diskutuar për probleme me drejtësinë ,është një deputet i cili ka dal në dosjen 339 ,është një tjetër deputet i cili është në hetim pasuror për shkak se niprit e tij janë kapur dhe janë arrestuar për trafik droge dhe një tjetër deputet i cili del në përgjimet e dojes së Emiljano Shullazit .Çfarë kontributi kanë dhënë në Partinë Socliaste këta emra që janë aty?
Edi Rama :Tani po të them dicka publikisht. Është praktikë ndërkombëtare që nga Shtëpia e Bardhë e kudo. Ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat, që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë për ty, por të lutem mos shkel rregullat.
Ambrozia Meta: Fatmir Xhafaj nuk ka lidhje me Syri televizion…
Edi Rama: Pyetje tjetër.