Rama i përgjigjet Lulzim Bashës: Paraja nuk është gjithçka…
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryetarit të Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përmendi për raportin e PISA për studimet e të rinjve.
“Sipas Lulit edhe PISA2015 ka perkthyer gabim rezultatet e Shqiperise ne arsim!E kane paguar! Dikush t’i thote qe paraja nuk eshte gjithçka”, shkruan me ironi Kryeministri në Twitter.
Gjatë takimit me të rinjtë në Qytetin Studenti, Basha iu drejtua Ramës duke i thënë se të rinjtë nuk edukohen dhe nuk shkollohen duke lexuar studimet e PISA dhe se raporte të tilla janë të sponsorizuara.