ZHELINË, TETË TË LËNDUAR

189

Tetë persona janë lënduar në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi dje pasdite në dalje të Zhelinës, në udhëkryqin e rrugës lokale drejt Strimnicës. Siç informon sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në fatkeqësi kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Tetovës, Pollo i drejtuar nga B.Z. (19) nga Zhelina dhe Pasat i drejtuar nga S.S. (70) nga Strimnica. Dy vozitësit, tre bashkudhëtarë nga Pasati dhe tre bashkudhëtarë nga Pollo janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës prej ku pas ndihmës së ofruar janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekipi i SPB Tetovë dhe sipas të dhënave fillestare, shkak i fatkeqësisë është mosrespektimi i përparësisë. Dëmi material vlerësohet rreth 80.000 denarë. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.

Comments