Digjet bilboardi i BDI-së, dëmtohen shtabet e BESA, LSDM dhe PRSD-së



Dje në policinë e Shkupit është lajmëruar se rreth orës 11 e 30 nga ana e zyrtarit policor që ka qenë i angazhuar zyrtarisht në rrugën Hristo Tatarcev ku ka qenë i vendosur shtabi parazgjedhor i partisë PRSD ka dëmtime me ngjyrë të zezë në xhaminë promovues nga hapësirat e shtabit, transmeton TetovaSot.
Është kryer fotografim në vendin e ngjarjes.
Të njëjtën ditë rreth orës 17 e 52 min, M.N. ka lajmëruar se në shtabin e LSDM-së deri te kisha në fshatin Viniçe nga ana e një kryerësi të panjohur është thyer dera hyrëse e objektit, është futur brenda ku është demoluar në tërësi objekti.
Dje në polici është lajmëruar edhe dëmtimi i shtabit të Lëvizjes “Besa” në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës.
Sot rreth orës 03.00 në Shkup në rrugën Gjorce Petrov te ish Baumarket është djegur bilboardi ku ka pasur reklamë nga BDI-ja.