Tahiri ka një lajm të mirë për qytetarët që dorëzojnë armët…por me një kusht

163
fresco

Tahiri ka një lajm të mirë për qytetarët që dorëzojnë armët...por me një kusht

midle

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që të gjithë qytetarët që dorëzojnë vullnetarisht armët pa leje deri më 30 prill 2017, nuk do të arrestohen.

Këtë lajm e ka bërë të ditur në Facebook vet ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Sot miratuam ne qeveri, Jo Ndjekje Penale dhe Zero Denim per ata qe dorzojne armen brenda 30 Prill 2017”, thotë Tahiri.

Kjo nismë ka nisur para disa javësh nga Ministria e Brendshme me qëllim sensibilizim e qytetarëve për të vetëdorëzuar armët që kanë pa leje.

Comments