Siria para fundit të konfliktit , kjo javë mund ti jep fund luftës

Për vendin më të shkatërruar nga konflikti i përgjakur Siria, gjegjësisht Alepo më në fund vjen një informacion shprese transmeton Faktiditor.ch. duke u mbështetur në disa burime .Janë 5-8 ditë që mund të jenë fundi i konfliktit të tmerrshëm atje që vrau shumë njerëz në mënyra më c’njerëzore, dhe një numër skajshmërisht i madh i banorëve braktisën vendin për t’i shpëtuar vdekjes .Shkaku i konfliktit shumë prej tyre vazhdojnë të trajtohen keq qoftë si refugjatë, madje shumica prej tyre nuk mbijetuan në rrugën e ” shpresës” për në vendet evropiane dhe gjithandej nëpër botë.Në mesin e shumë viktimave ka patur fëmijë ndërsa vendi është shndërruar në rrënoja të frikshme gjatë përleshjeve dhe bombardimeve të shumta.Në Siri gjithashtu kanë humbur jetën një numër i madh edhe i civilëve vendas por edhe shtetas të huaj atje.
Po si nisi konflikti atje ? Më 2011 kishin dalur në rrugë dhjetëra mijëra kundërshtarë të regjimit të Baschar al-Assadit. Ai reagoi me dhunë masive dhe dha urdhër që të qëllohet me armë zjarri kundër demonstruesve duke angazhuar edhe ushrinë kundër popullit të vet. Për një kohë të gjatë protestat kanë qenë paqësore. Më pas u armatos edhe një pjesë e demonstruesve dhe krijuan milicët e vet.
Pas shkallëzimit të konflitkit dezertuan shumë ushtarë sirianë dhe u bashkangjitën me grupet rebele. Me 2009 trupat e Assadit numëronin 325.000 ushtarë, me 2013 kishin mbetur vetëm gjysma. Ndërkohë Assadit i ka mbetur vetëm mbështetja e jashtme, ndonëse ka edhe armë ajrore.

Lufta, vrasjet dhe vdekjet në Siri vazhdojnë në mënyrë të paepur. Është një luftë ku gjakderdhja deri në vdekje nuk ndalet – as në vitin e pestë të luftës. Është një luftë, e cila vazhdohet me një mizori të papërfytyrueshme – në radhë të parë në kurriz të popullsisë, e cila prej kohësh mbahet peng nga të gjitha palët./Faktiditor.ch/.