Rama në Samitin në Tiranë: Zoti ka një plan për Europën, jo vetëm për SHBA

65
fresco

Në fjalën hapëse të samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi se Europa ndodhet sot përballë sfidave të mëdha, por njëkohësisht ka edhe një mundësi historike për t’u “rishpikur”.

midle

Duke bërë një referencë ndaj një deklarate të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Rama tha: “Kur Donald Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi sepse i Plotfuqishmi kishte një plan për amerikanët, ai tha vetëm gjysmën e të vërtetës. Gjysma tjetër është se Zoti ka një plan për Europën. Europa ka një mundësi prej Zotit për të rishpikur veten.”

Comments