Rama për LSI-në: Çakenjtë janë turrur të marrin ç’ka mbetur pa marrë

211

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Top Story’, krahasoi LSI-në me “çakejtë” që në këto momente të fundit po marrin ç’u ka mbetur për të marrë.

Ai tha se misioni i LSI-së ka përfunduar dhe “situata që ata duan të krijojnë është e paarsyeshme për të gjithë”.

“Tkurrja e çakejve të mbetur në zyrat e shtetit që e përjetojnë këtë fazë si mënyra e fundit për të marrë ca kanë për të marrë, në një vend pa roje. Ata do të largohen pas zgjedhjeve, nuk thashë se do i shkarkoj. Na duhet të gjejmë një rrugë tjetër. Roli i tyre ishte një rol që besoj se ishte i nevojshëm. Por edhe për të lehtësuar në kushte të vështira dhe për shkak të një tradite të vështirë. Misioni i tyre ka përfunduar, jemi në një situatë anormale për të gjithë, për të gjithë është e paarsyeshme,” u shpreh Rama.

Comments