Rama: Sot ditë historike për vendin, Kosova po bëhet pjesë e misionit të paqes

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur ceremonia për zbarkimin e kontingjentit të FSK-së për misionin e parë paqeruajtës në botë ku do të jen në krah të ushtrisë amerikane në Kuvajt.
Në fjalë rasti, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se dita e sotme është historike.“Sot është ditë historike për Kosovën. Sot Kosova zyrtarisht po bëhet kontribuuese e misionit të paqes përkrah partnerëve dhe miqve tanë. Kjo e arritur është falë pjesëtarëve të FSK-së , jam krenar që jam komandant i Forcës”, tha ai.