Rama: Teatrin e vjetër do ta rindërtojmë siç ishte, kam reflektuar

448

Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një deklaratë surprizë në parlament këtë të enjte, duke thënë se qeveria do ta rindërtojë sërish Teatrin e vjetër, njëlloj si projekti i bërë nga arkitekti italian Giulio Berté.

Kreu i qeverisë ka folur për një ‘reflektim’, por jo për prishjen e godinës së Teatrit, të cilën e ka cilësuar si një ‘pjellë bastarde’. Në të kundërt, Rama ka folur për rikthimin e projektit të vërtetë të arkitektit italian, duke rindërtuar skicën e këtij të fundit në një tjetër vend në Tiranë. Rama nuk ka dhënë detaje se ku dhe kur do të bëhet ky projekt.

Rama: Kam një lajm të mirë por nuk do ua jap të plotë. Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, se këta as duan ta dinë për godinën, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi për një mungesë boshllëk, apo lëndim.

Ne do ta marrim projektin origjinal motamo dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe artistëve politikanë atje, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, dhe përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo atye dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin te ajo godina.

Do të shkojnë vetëm fëmijët, mësuesit e tyre për t’u mësuar, vizitimin, aktrimin, muzikën dhe për t’u treguar se cfarë ka qenë Tirana më parë. Mbase edhe ndonjë nostalgjik apo ndonjëri prej tyre . Edhe këta kur të marrin vesh se është diku tjetër do të mërziten dhe do të thonë mjaft tani. Ia vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë dhe pse? Ne e vendosim dhe jemi zgjedhur që të vendosim, ajo ata që ikën…

Comments