Rama urohet në shqip nga Macron: Urime mik i dashur për fitoren në zgjedhjet parlamentare

Presidenti i Francës Emanuel Macron, ka uruar në gjuhën shqipe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
“Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, ka shkruar Macron në rrjetin social X.

Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare.
Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian… pic.twitter.com/FlKYVCubOL
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 14, 2025