Ramadani: Salih Zyba dhe VV në raport me Listën Serbe – ligshtë edhe me analiza, ligshtë edhe me veprime

74
fresco

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar për reagimet që kishte marrë nga Vetëvendosja, pasi kishte kërkuar nga KQZ-ja që mos t’i ndajë mjete Listës Serbe.

Në një shkrim në Facebook, Ramadani ka kujtuar se si Salih Zyba i kësaj partie, e quante Listën Serbe “subjekt politik parlamentar”.

“Më 20 janar 2024, Sali Zyba i VV-së (sigurisht në emër të pushtetit!) më pati reaguar rëndë e ashpër pse kërkoja veprim nga Kryeministri dhe Presidentja kundër ndarjes së 360 mijë eurove për Listën Serbe.

midle

Madje, Salih Zyba e quante Listën Serbe “subjekt politik parlamentar” dhe mua më cilësoi se “jam nxeh me KQZ-në” për këtë ndarje buxheti tre muaj e disa ditë pas sulmit terrorist të grupit paramiltar serb në Banjskë!” – ka shkruar tutje ai.

Në fund, Ramadani ka shtuar:

“Lexojeni reagimin e Salih Zybës dhe pushtetit të atëhershëm për të parë se si e kanë arsyetuar lëshimin e momentit historik për ta sanksionuar Listën Serbe.

Madje, arsyetimin e këtij gabimi të tmerrshëm e bënin duke më quajtur mua si “të nxehur me KQZ-në!”

Comments