Ramush Haradinaj: Edi Rama është vëllai im!

498

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për përplasjen e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas Samitit të Berlinit.

Haradinaj ka theksuar se çdo gjë që është thënë nga ai për Samitin ka qenë e vërtetë, dhe se homologun shqiptar e ka vëlla, transmeton Indeksonline.

 “Kryeministri i Shqipërisë është një person që kam shumë respekt për të. Edi Rama është vëllai i imi, siç janë të gjithë shqiptarët. Por, të vërtetën do të them pavarësisht se kujt i pengon apo i pëlqen. Unë e kam thënë të vërtetën për atë që kam thënë në Samitin e Berlinit”, ka thënë Haradinaj.

Comments