Raphina rrezikon dënim nga UEFA-ja, shkak deklaratat kundër gjyqtarit
Sulmuesi i Barelonës, Raphinha mund të marrë një sanksion të rëndë nga UEFA.
Braziliani pas ndeshjes së dytë çerkefinale të Champions League ndaj Atletiko Madrdit, kritikoi arbitrimin e gjyqtarit, Clement Turpin, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se Barcelona ishte vjedhur nga gjyqtarët, pasi sipas tij kishte shumë probleme.
“Ka qenë një lojë e vjedhur, arbitrimi ka pasur shumë probleme. Zgjedhjet që ata bënë ishin të pabesueshme. Atletico Madridi bëri nuk e di sa faulla dhe ata nuk i treguan atij asnjë karton të verdhë. Dua të kuptoj frikën se Barcelona do të kalojë”, ishin fjalët e Raphinas.
Sipas asaj që raporton ”Mundo Deportivo”, Raphina mund të dënohet si dikur Neymar, pasi bëri deklaratë të ngjashme në vitin 2019.
Nga ai precedent, Neymar fillimisht u sanksionua me tri ndeshje në vitin 2019 për kritikimin e gjyqtarit pas eliminimit të Paris Saint-Germainit, por pastaj TAS-i e uli dënimin në dy ndeshje./IndeksOnline/
Raphinha: “Para mí fue un partido robado” 🗣️#UCLxDAZN pic.twitter.com/t2AqCVWbyh
— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) April 14, 2026

