Raportohet se Thaçi është në Vjenë të Austrisë dhe po shqyrtohen mundësitë e kthimit në Kosovë

433

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është kthyer ende në Kosovë.

Ai ishte nisur për në Uashington për takimin që ishte planifikuar më 27 qershor, por që pas anulimit të tij dhe zhvillimeve me aktakuzën e Speciales, ai nuk ka vazhduar rrugëtimin.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se Thaçi ndodhet në Vjenë të Austrisë dhe se po shqyrtohen mundësitë e kthimit të tij në Kosovë.

Aeroporti i Prishtinës është ende i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, në një komunikatë për media gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se Aeroporti i Kosovës do të kthehet në orarin e plotë të operimit më 28 qershor, pra të hënën.

Comments