Rashica: Bundesligën e kemi shikuar vetëm në TV, tash po e përjetoj ëndrrën
Faqja zyrtare e Bundesligës, ka realizuar një intervistë me futbollistin kosovar Milot Rashica.
Pas paraqitjeve të mira në vitin 2019, 22 vjeçari ka marrë vëmendjen e të gjithë mediumeve gjermane, por jo vetëm.
“Ishte një ëndërr, pasi kur ishim fëmijë ne gjithmonë e kemi shikuar Bundesligën në television. Unë jam i ndjeshëm, sepse gjithmonë dëshirojë të jap maksimumin nga vetja. Tashmë, njohë më mirë bashkëlojtarët, mënyra si ata luajnë, si punojnë, tani mendoj se kam bërë një hap të madh në karrierë. Unë dëshiroj të luajë këtu dhe të shënojë sa më shumë gola që është e mundur që të ndihmojë klubin të arrijë objektivat dhe të kam një karrierë të mirë”, deklaroi Rashica.
Gjatë këtij viti kalendarik Rashica ka shënuar 8 gola në Bundesligë, vetëm sulmuesi i Bayernit Robert Lewandowski ka më tepër. /Indeksonline/