Rastet “Fortesa” dhe “Target” Penalja i pranon akuzat, lëndët shkojnë në gjykim

328

Gjykata Penale edhe zyrtarisht ka pranuar akuzën e PPS-së për rastin “Fortesa” dhe “Target” dhe kjo do të thotë se për këto raste do të ketë gjykim së shpejti.

Nga gjykata njoftojnë se lëndët i janë ndarë tashmë gjykatësve dhe prej së hënës do të dihet edhe data e saktë e procesit gjyqësor.

Bëhet fjalë për lëndët ku janë akuzuar ish-udhëheqës të lartë të MPB-së, ish-shefi i Policisë sekrete, Sasho Mijalkov, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, shefi i Kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski, dhe Goran Grujevski e Nikolla Boshkovski.

PPS dyshon se ata kanë shkatërruar dy sisteme të përgjimit në Drejtorinë e Sigurisë në vlerë prej 10 milionë eurosh duke dashur të mbulojnë gjurmët e përgjimit të paligjshëm 10-vjeçar.

Comments