Rasti i fëmijës shkon në prokurori, autoritetet e çerdhes presin ekspertizën



Rasti për keqtrajtimin e një fëmije dyvjeçar në çerdhen “Fidani” në Çair, i cili u denoncua nga babai i foshnjës, Astrit Iljazi, ka mbërritur në Prokurorinë Publike…
Ministria e Brendshme informon se po punohet intensivisht në zbardhjen e këtij rasti dhe se ditëve në vijim Prokuroria do të duhet të vendosë për masat e mëtejshme.
Autoritetet e Çerdhes “Fidani” në Shkup dhe ata të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk deshën të prononcohen për rastin në fjalë, pasi presin që paraprakisht të përfundojë në tërësi ekspertiza mjekoligjore.
Babai i fëmijës, Astrit Iljazi, që paraqiti lajmin për opinionin, dyshon se fëmija i është rrahur në çerdhe nga ndonjëri prej të punësuarave.
Në trupin e fëmijës duken qartë shenjat e dhunës, por nuk dihet ende se nga i ka të nxirat. Sipas prindërve, shenjat janë të tre ditëve të fundit, gjatë të cilave fëmija ka paraqitur edhe shqetësime dhe ankthe gjatë natës, por mosha ia pamundëson atij të tregojë se çfarë ka ndodhur.