RASTI “ROTVAJLER” QENI QË KAFSHOI NJË GRUA DHE DISA FËMIJË!
Incidenti i fundit me rotvajlerin në lagjen Lisiçe e Re i cili kafshoi një grua dhe disa fëmijë, e tronditi dhe ndau opinionin. Sërish u hapën çështjet – e kujt është përgjegjësia dhe përse çdoherë reagohet pasi që diçka të ndodhë? A është kjo zgjidhja që qytetarët e marrin drejtësinë në duar të veta, ku janë institucionet dhe a kemi në përgjithësi sistem i cili funksionon? Sipas veterinarëve, problem nuk janë kafshët, por pronarët e tyre. Rasti me rotvajlerin është më se i pakëndshëm, por është pasojë e drejtpërdrejtë e pronësisë së papërgjegjshme, është decid kryetari i Odës së veterinarëve të Republikës së Maqedonisë, Tomisllav Nikollovski. Ai zgjidhjen e sheh në identifikimin masiv dhe regjistrimin e manarëve për çka, potencoi shteti nuk guxon të kursejë para. “E kuptojmë mllefin e njerëzve pas masakrës që ndodhi. Por, sjellja agresive e kafshëve është pasojë e trajtimit joadekuat nga ana e pronarit. Kafshët nuk janë fajtore. Ato janë reflektimi i pronarit. Një kafshë e mirëmbajtur mirë, asnjëherë nuk reflekton sjellje asociale, agresive. Gjithsesi, ka përjashtime, por ato janë shumë, jashtëzakonisht të rralla”, thotë Nikollovski në bisedë për MIA-n.