
Sekretari shtetëror në Ministrinë e kulturës, Valmir Aziri distancohet nga çdo tentim të personave që kanë provuar ose do të provojnë në të ardhmen të keqpërdorin fondet e Ministrisë së kulturës, nga shoqatat të cilat do të tentojnë që në mënyrë të paligjshme e të pandershme të përfitojnë nga fondet e ministrisë.
Sekretari Aziri, është dhe ka qenë këmbëngulës i përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në ministrinë e kulturës, për ndarjen e drejtë të buxhetit për shqiptarët në ministrinë e kulturës, për transparencën e tërë procesit. Ftojmë të gjithë qytetarët që vërejtjet dhe dyshimet t’i dorëzojnë te Ministria e kulturës, çfarëdo që të jenë ato.
Transparenca, qasja e barabartë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në buxhetin e Ministrisë së kulturës janë shtyllat e veprimtarisë së sekretarit Aziri doemos në konkurse dhe në ndarjen e drejtë të buxhetit.

Sekretari Aziri është pro qasjes së hapur të të dhënave në mënyrë që opinioni dhe mediat të kenë pasqyrë konkrete mbi punën e ministrisë. Sekretari Aziri, është i interesuar që i gjithë procesi të kalojë në mënyrën më transparente dhe ka insistuar që buxheti i Ministrisë të jetë sa më transparent.
Ne mendojmë që të gjitha këto tendenca janë qëllim kqija, që kanë për qëllim njollosjen e kulturës shqiptare dhe të artistëve shqiptarë.
Përfundimisht, shqiptarët mes tjerash për herë të parë kanë buxhet 700 milionë denarë. Madje, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë është formuar Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqiptare dhe përmbyllja e punimeve të teatrove. Gjatë 2018-shit do të përfundojnë edhe disa projekte të cilat veç më kanë filluar dhe disa të tjera do të inicohen. Ky është viti i kulturës shqiptare andaj duhet të çmohet veprimtaria e implementuesve të projekteve.