Reagim nga VMRO-Popullore: Paratë publike po përdoren për të festuar pushtimin serb në Maqedoni
OBRM-Popullore: Me paratë e shtetit financohen manifestimet e festave të pushtimit serb në Maqedoni, kjo është shqetësuese
OBRM popullore shprehu shqetësim për atë që e quan përkujtim pompoz të Betejës së Zabërnjakut, një ftesë që sipas partisë tejkaloi edhe fushëveprimin dhe rëndësinë e ceremonisë shtetërore për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.
Nga OBRM-Popullore thonë se u manifestua pushtimi 23 vjeçar serb në Maqedoni, ndaj kjo nuk duhet të lejohet.
Reagimi i partisë:
OBRM–popopullire shpreh shqetësim të madh që këtë vit festimi i ‘’Betejës së Zabërnjakut’’ pas së cilës u pushtua Maqedonia dhe nga e cila filloi pushtimi 23 vjeçar serb i vendit tonë, u shënua në një mënyrë shumë më pompoze dhe me një ngjarje më të madhe se ‘’Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase’’. Jemi gjithashtu të shqetësuar që numri i ngjarjeve që përkujton pushtimin serb të Maqedonisë i tejkalon festat kombëtare. Vetëm për t’iu kujtuar çdo vit betejat e Kajmakçalanit, Bregallincës, Zebënjakut, Udovës, Beteja e Ramnes, Dita e Fitores në Manastir festohen me ngjarje të mëdha dhe e gjithë kjo bëhet me paratë e shtetit maqedonas, të cilat përdoren për të festuar ushtrinë pushtuese në territorin e Maqedonisë.

