Reagim publik!

257
fresco

Ngjarja e rëndë e ndodhur në qendër të Manastirit, ku një i ri shqiptar me shtetësi suedeze u sulmua vetëm pse mbante një bluzë me simbolin e shqiponjës, është tregues i dhimbshëm i realitetit që shqiptarët përjetojnë në qytetet ku janë më pak në numër.
Sulmuesit jo vetëm e kërcënuan dhe e goditën fizikisht, por edhe ia hoqën bluzën me dhunë dhe e dogjën në mes të qytetit, një akt i pastër urrejtjeje etnike dhe provokimi publik.

Këto padrejtësi i kami përjetuar prej kohësh,
Sot më të pafat, fatkeqësisht, janë shqiptarët në Veles, Prilep, Manastir, Krushev e në çdo vend ku janë pakicë numerike, aty ku urrejtja shpesh shndërrohet në përditshmëri.

Por le të kuptojnë të gjithë: kush mbjell urrejtje, do të korrë vetëm ferra. Ata që luajnë me zjarrin, një ditë do të digjen vetë.

Është koha që institucionet të mos heshtin më, të mos përdorin standarde të dyfishta dhe të tregojnë se drejtësia nuk njeh kombësi, por mbron dinjitetin dhe të drejtat e çdo qytetari. Normalizimi i dhunës dhe i urrejtjes etnike është rrezik i madh për bashkëjetesën dhe barazinë qytetare.

Comments