Reagojnë Lista Serbe pas vendimit të SHBA-së që t’ua sanksionojë bashkëpartiakun e tyre

323
fresco

Lista Serbe e ka kundërshtuar vendimin e Thesarit Amerikan për sanksionimin e nënkryetarit të tyre, Milan Radojiçiq për krim të organizuar.

“Akuzat e pabazuara për anëtarët e Listës Serbe dhe serbëve nga veriu i Kosovës janë një kampanjë e koordinuar për të dobësuar unitetin dhe mbrojtjen e njerëzve tanë në këto zona”, thuhet në reagimin e tyre në ‘Facebook’, shkruan lajmi.net.

Më tej, Lista Serbe e konsideron vendimin e SHBA-së për sanksione si legjitimim i aksioneve të Policisë së Kosovës në veri.

“Gjithashtu, qëllimi i dukshëm i aksioneve të përbashkëta propagandistike, që shihet edhe në reagimin e Albin Kurtit, është që të justifikohen sulmet e fundit ndaj popullit duarthatë serb dhe derdhja e gjakut serb duke plagosur Srecko Sofronijeviqin gjatë dhunës brutale të aksionit të policisë së Kosovës, si dhe alibitë për veprime të mundshme të reja të njëanshme të Prishtinës në veri të Kosovës”, deklarohet në reagim.

“Tingëllon e pabesueshme që policia e Kosovës ka dalë me raporte për disa vite me rradhë ku thuhet se numri i krimeve në veri të Kosovës është relativisht më i ulët se në mjediset me shumicë shqiptare në jug”, thonë tutje ata.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq, sipas komunikatës së kësaj zyre, ka pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq. /Lajmi.net/

Comments