Reagon PDK-ja: Ftojmë qeverinë ta vlerësojë situatën e sigurisë, të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë

204

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas tensioneve të sotme në veri të vendit.

Nga PDK-ja thonë se janë të shqetësuar me këto zhvillime dhe se i bëjnë thirrje qeverisë që të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.

Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve.

Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë” thuhet në reagimin e PDK-së

Comments