Real Madrid dhe “ADIDAS” nënshkruajnë kontratë marramendëse miliardash!

488
fresco
Kriza e Real Madrid në fushën e blertë nuk po ndikon aspak në aspektet financiare të skuadrës.
“Mbretërit” kanë nënshkruar një kontratë marramendëse me “Adidas” prej 1,100 milionë eurove, për 10 sezonet e ardhshme, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Bashkëpunimi i Real Madrid me “Adidas” fillon që nga viti 1998 edhe pse “Los Blancos” kanë bartur fanellat e “ADIDAS” edhe në vitin 1981.

Departamenti i marketingut të klubit madrilenë kanë biseduar me “Adidas” tash e shumë kohë. Performancat e mira në fushë dhe sidomos triumfet në Ligën e Kampionëve kanë shkuar në favor të skuadrës së Florentino Perez.

Comments