Reali kërkon që tre ndeshjet e para t’i luajë larg ‘Bernabeut’

399

Vetë puna do të zgjasë tre vjet e gjysmë, por fazat më radikale do të ndërmerren në verë.

Në fakt, këtë verë Reali ka për qëllim të hedh poshtë qendrën tregtare, e njohur si ‘La Esquina del Bernabeu’, dhe të heqin kapakun mbi stadiumin, transmeton lajmi.net.

Kërkesa pritet të aprovohet, ashtu siç ndodhi me Atletico Madridin në ‘Wanda Metropolitano’ dy vjet më parë.

Orari për sezonin e ri të La Ligës do të publikohet më 4 korrik dhe, në parim, nuk duhet të ketë problem për Real Madridin që luan tre ndeshjet e para larg shtëpisë sepse është një kalendar asimetrik.

Comments