Nga: Nisma për Reforma në BFI e RM
“Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten e tyre.” [err-Rra’d, 11]
Nga Ajeti i lartëpërmendur n’a bëhet e ditur se është obligim i secilit musliman dhe besimtar të luftojë të keqen dhe zullumin, e në veçanti ky obligim është edhe më i madh ndaj hoxhallarëve dhe mësuesve fetar të cilët janë ndër më të thirrurit për mbrojtjen dhe kultivimin e mirëfilltë të vlerave fetare Islame. Reformat dhe riorganizimi në shoqëri kërkojnë forcë, energji, mbështetje kuptohet edhe përgjegjësi dhe kjo fillon nga individi familja dhe shoqëria e pastaj nga institucionet edukativo-arsimore në vend.
Muhamedi a.s me një Hadith thotë: Dy grupe nga njerëzit nëse janë të mirë, atëherë të gjithë njerëzit janë mirë. E nëse këta janë të këqinj të gjithë janë keq, e ata janë udhëheqësit dhe dijetarët”.
Aty ku luftohet e padrejta për t’i dhënë pozitë të merituar të së drejtës dhe vërtetës nuk ka dyshim se do të haset në rezistencë dhe kundërshtim nga shpirtat të cilat para vetvetes së tyre nuk shohin asnjë vlerë dhe parim përpos materiales dhe parasë, me të cilat kënaqin nevojat e tyre epsharake.
Është tragjedi kur dikush Institucionin fetar i cili ekziston shekuj me rradhë e identifikon me vetveten e Tij, me para të po këtij Institucioni fetar harton mitologji se pa individin që tani e ka uzurpuar totalisht këtë Institucion nuk ka jetë, mbijetesë, progres etj. Tragjedi dhe mëkat edhe më i madh është kur i pari i BFI-së që tani ka uzurpuar këtë post keqpërdor dhe nëpërkëmb të mirat e muslimanëve për qëllime personale e familjare.
Prandaj, fatkeqësisht si rezultat i një menaxhimi të pandërgjegjshëm të kreut të BFI e RM, ky institucion është shndërruar në simbol të së keqes, hajnisë dhe korrupsionit, nepotizmit dhe familjarizmit të skajshëm etj.
Ky devijim dhe fatalitet në BFI u hetua dhe manifestua vite të tëra, mirëpo me përmasa më të mëdha viteve të fundit. Prandaj, duke parë këtë gjendje të mjerueshme e kaotike këtij individi disa herë me rradhë i është tërhequr vërejtja personalisht, por dhe me anë të organit Muftini e Shkupit që atë kohë drejtoheshte nga Muftiu i Shkupit e tanimë Kryetar i Nismës për Reforma në BFI e RM, Haxhi Ibrahim efendi Shabani.
Përkundër faktit që Sulejman Rexhepit disa herë i janë tërhequr vërrejtje të bazuara me fakte dhe argumente se zhvillimet të cilat realizoheshin nuk kishin të bëjnë aspak me drejtën dhe realitetin, ai arsyetonte vetveten duke thënë se “çdo send qoftë edhe haram e mbajë mbi qafën time”. Duke mos mundur të duroj sukseset e Muftiut të atëhershëm të Shkupit e tanimë Kryetarit të Nismës për reforma në BFI e RM, korrigjimet dhe sugjerimet e Tij ndaj zhvillimeve dhe punëve të cilat pamëdyshje se nuk do t’i bënte edhe një jomusliman e jo kinse një udhëheqës fetar, në vitin 2015 në mënyrën dhe formën më dinake, krejtësisht të paligjshme duke shkelur mbi Kushtetutën dhe aktet normative të BFI e RM, Sulejman Rexhepi realizoi largimin e Muftiut të Shkupit dhe të tjerët të cilët nuk mendonin si Ai.
Ky uzurpator me këtë akt të orkestruar me politikën dhe struktura të korruptuara gjyqësore dhe policore të asaj kohe, mendoi se realizoi fitoren më të madhe historike për fundosjen e një gjenerate të shëndoshë e cila mëtonte dhe mëton shpëtimin e BFI-së nga kthetrat e një zullumqari. Mirëpo duke ju falënderuar urtësisë së lartë të Kryetarit të Nismës për Reforma në BFI e RM më tepër se dy vite në formën e duhur ka senzibilizuar opinionin duke iu ofruar të gjitha provat dhe argumentet se BFI dhe muslimanët e vendit tonë nuk meritojnë të udhëhiqen nga një individ i cili nuk ka lënë send pa keqpërdorur dhe nëpërkëmbur për qëllime persoanle e familjare. Fatkeqësisht, si rezultat i bashkëpunimit të tij permanent me qarqe të errëta antishqiptare dhe antiislame, gjykata të partizuara dhe korruptuara, vite të tëra po vazhdon të qëndroj dhe veproj si kryetar i dhunshëm i BFI e RM.
Nga të dhënat dhe informatat që kemi nga terreni, i bëhet me dije që ky uzurpues i BFI-së të mendon vetë për largimin e tij nga ky Instiutucion fetar, dhe assesi të mos provoj dhe merr guximin për largimin eventual të ndonje Muftiu tjetër i cili mendon ndryshe apo nuk i shkon përshtati apetiteve të tij të pangopura.
Jemi tejmase të kënaqur si Nismë për Reforma në BFI e RM, që në takimet që janë realizuar gjatë kësaj periudhe e në veçanti gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit me hoxhallarë, intelektual, diplomat, autoritete politike dhe apolitike, veprimtarë të vendit dhe diasporës, Nisma për Reforma në BFI e RM ka hasur në mbështetje të fuqishme në misionin tonë për realizimin dhe jetësimin e reformave dhe ndryshimeve të duhura në BFI e RM.
Në këtë drejtim vlenë të theksojmë se misoni ynë primar do të jetë depolitizimi i Inst itucionit të BFI-së, rivendosja e raporteve dhe bashkëpunimit permanent me të gjitha Bashkësitë Fetare të Ballkanit dhe rajonit, ndërtimi dhe rindërtimi i xhamive me të cilat vite të tëra po bëhet marketing e asgjë nuk po realizohet, përmirësimi dhe avansimi i statusit të Hoxhallarëve, zyrtarizimi dhe përmirësimi i kushteve të Medresesë Isa Beu Shkup, angazhimin e kuadrit adekuat në Institrucionet edukativo-arsimore për një arsimim dhe edukim cilësor të gjeneratave të reja, menaxhim i besueshëm dhe transparent me të hyrat e Zeqatit, Sadekatul Fitrit dhe kurbanave, organizim cilësor i Haxhit dhe Umres, vazhdimi i procesit të kthimit të pronave të BFI-së të cilat do të jenë burimi kryesorë për funksionimin normal të Institucionit fetar të Bashkësisë Fetare Islame e RM.
Ngritja e vetëdijes dhe zhvillimi i nje shoqërie nuk arrihet vetem me fjalë, reklamime, mitingje e sllogane tjera, por ajo kërkon punë, vepra, edukim dhe dinjitet. Intitucioni fetar duhet të ofrojë njohuri të duhura dhe të mjaftueshme fetare duke bashkuar dhe krijuar ura lidhëse me shoqëritë në rajon. Mendimet dhe vendimet mbi çështjet fetare duhet të merren nga Institucionet fetare dhe organet e saja me qëllim që të rikthehet besimi ndaj këtij institucioni tē rendesishëm për shoqërinë tonë.