Refugjatja siriane që notoi për të jetuar, tani plotëson ëndrrën Olimpike

101
Refugjatja siriane që notoi për të jetuar, tani plotëson ëndrrën Olimpike

Moebel THEMA

notareKa persona, gjurmët e cilëve nuk do donim t’i ndiqnim, këpucët e të cilëve nuk do donim t’i vishnim – por prapë se prapë do donim karakterin e tyre, forcën e tyre dhe kurajon e tyre. Nga ata mësojmë se nga e keqja e njerëzimit mund të nxjerrim më të mirën nga njerëzimi.

Yusra Mardini ishte një adoleshente tipike. Mund të qeshte, të mbante smartphone në duar e të dilte për të ngrënë me shokët.

E mesmja e tri motrave, Yusra jetonte në një shtëpi me prindërit, merrte pjesë në një klub gjimnastike dhe e dashuronte sportin e notit. Ajo mund të bëhej një notare e madhe.

Por më pas shpërtheu lufta civile në Siri, me konflikte, bomba, vuajtje e vdekje.

Dhe entuziasmi për rritje në karrierë në sportit e notit vijoi të zbehej, edhe pse pasioni për të qëndronte i ndezur gjithnjë. Shtëpia e saj u shndërrua në ferr teksa vendi copëtohej nga lufta.

Ajo ishte gjallë por nuk po jetonte. Shtëpia e saj u sulmua, duke bërë që familja të zhvendosej. Çatia e pishinës ku ajo stërvitej në kryeqytetin sirian Damasku, u shkatërrua nga bombat. Ajo mund të shihte ujin por nuk mund të futej më në të.

Ishte një torturë e vërtetë. Mardini kishte marrë vesh për shumë sportistë të tjerë të vdekur.

Kjo vajzë kishte vetëm dy zgjidhje: të jetonte në vendin e saj pa shpresë, ose të arratisej për liri në kërkim të ëndrrës.

“Mbase do të më vrasin rrugës,” thoshte Mardini, “por sidoqoftë edhe në vendin tim e vdekur jam. Këtu s’mund të bëj asgjë”.

Por më 12 gusht 2015, 4 vjet pas fillimit të luftës civile, ishte dita kur Mardini dhe motra e saj u larguan nga Siria me refugjatët e tjerë.

Pas 1001 peripecish, kaluan nga Greqia, në Maqedoni, Serbi, Hungari dhe Austri, në këmbë, me tren , me autobus derisa mbërritën në Berlin. Më në fund ia kishin dalë mbanë. Kishin mbijetuar.

Pikërisht atje njohu trajnerët e ri të notit dhe vijoi stërvitjen me Sven Spannerkrebs. 2 muaj para fillimit të Lojrave Olimpike në Rio, Mardini mori një email ku do të merrte pjesë në Rio 2016.

Në lot Mardini tha : “Jam kaq e lumtur. Një ëndërr e bërë realitet. Lojërat Olimpike janë çdo gjë për mua, një shans jete”/ora news

Comments