Regjistrohen lëkundje tërmeti në Shqipëri

80
fresco

Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë në jug të vendit.

Lëkundjet me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit. Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra.

Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës.

Comments