Remzie Mustafa u gjet në bodrumin e një shtëpie, policia jep detaje tjera

1,116
fresco

Policia e Kosovës ka dhënë detajet finale lidhur me gjetjen e Remzie Mustafës, gruas nga Prishtina e cila ishte shpallur e zhdukur tash e tetë ditë.

Policia ka treguar se Mustafa është gjetur gjatë ditës së djeshme në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Të njëjtës pas rastit i është bërë tretmani mjekësor dhe më pas është kthyer në familjen e saj.

Kujtojmë se për gjetjen e Remzie Mustafës ishte angazhuar një numër i madh njerëzit, duke përfshirë policinë dhe grupe të ndryshme personash tjerë. /Lajmi.net/

Comments