Remzie Osmani ndan një moment të veçantë nga ditëlindja e vajzës! [Foto]
Vajza e saj e vetme, Riola ka festuar ditëlindjen e 20-të me ç’rast ishte organizuar një festë brenda familjes, shkruan lajmi net.
Këngëtarja nga Mushtishti ka publikuar vazhdimisht pamje dhe video të ndryshme nga festa ku ishin mbledhur të gjithë njerëzit e afërm të saj.
Në një foto të ndarë me ndjekësit, Remzia shfaqet pranë familjes të cilët duken të mrekullueshëm. Këngëtarja e famshme vazhdon të jetë aktive në ahengje të ndryshme familjare. /Lajmi.net/