Rëndohet bilanci i aksidentit në Lushnjë, shkon në dy numri i viktimave, një tjetër në gjendje të rëndë
Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në aksin Lushnje-Fier.
Si pasojë e aksidentit sot ka humbur jetën edhe një nga dy të plagosurit, duke çuar në dy numrin e viktimave pasi dje në mbrëmje humbi jetën Orges Shabani.
Raportohet se viktima e dytë, Alteo Shabani nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të mara. Shabani ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë.
Ndërsa shoku i tyre Alban Doksani, 16 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën.
Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë mjegulla e dendur.