Reperi i njohur për Halil Kastratin: S’e kam veç shok, e kam vëlla

Gold AG ka konfirmuar edhe datën e publikimit të duetit me Shkëlzen Jetishin-Xenin, që është 27 nëntori, shkruan lajmi.net.
Së fundi, reperi ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet përkrah hoxhës dhe humanistit të njohur, Halil Kastratit.

“❤ se kam veç shok po e kam vëlla, jem bashku për mos me u nda 🤝 DEJ N’KIAMET”, ka shkruar Goldi, duke treguar edhe një herë miqësinë e mirë që ka me të.
Kujtojmë që projekti i paralajmëruar nga Gold AG, iu kushtohet trimave të Gjakovës, dhe luftës së UÇK-së, për nderë të ditës së flamurit.