Reshjet e mëdha të shiut shkaktojnë përmbytje në Prishtinë, aktivizohen zjarrfikësit

109
fresco

Reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar probleme në disa lagje të kryeqytetit, duke krijuar përmbytje në disa rrugë.

Sasia e madhe e ujit për një kohë të shkurtër ka vështirësuar qarkullimin, duke bërë që veturat të bllokohen në rrugët e mbushura me ujë.

Njësitë e zjarrfikësve janë aktivizuar tashmë, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, duke intervenuar në rrugët të cilat janë përmbytur.

Ndryshe Ekipet emergjente kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në zonat me qarkullim të dendur dhe rrugët ku niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Ndërkohë, autoritetet po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë se reshjet mund të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim./Indeksonline/

Comments