REZULTATET E FUNDIT: PS më shumë se 226 mijë vota, demokratët 176 mijë, ja sa ka marrë LSI
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e fundit për çdo parti në rang të vendit.
Deri më tani janë numëruar kuti në rang të vendit nga 5199.
Nga përditësimi I orës 09:41 të mëngjesit të 26 prillit, shihet se PS vazhdon të thellojë ndjeshëm avantazhin me PD dhe partitë e tjera.
REZULTATET E FUNDIT, ORA 09:41– 26 PRILL
Partia Socialiste: 226077 ose 49.55%
Partia Demokratike: 176606 ose 38.71%
Lëvizja Socialiste për Integrim: 32579 ose 7.15%
