Riaktivizmimi i minierës në Llojan, banorët të zhgënyer nga politika

112

llojanaa

Moebel THEMA

Miniera e fshatit Llojan në komunën e Likovës mbetet e mbyllur pavarësisht zotimeve që bënë zyrtarët e BDI-së se gjatë fushatës elektorale në vitin 2014 se e njëjta do të riaktivizohet brenda një periudhe të shkurtë. Banorët e fshatit Llojan ndjehen të mashtruar
nga premtimet parazgjedhore të përfaqësuesve të BDI-së të cilët dy vite më parë premtuan aktivizimin e minierës dhe hapjen e 300 vende të reja të punës.
“Po mirë ka qënë me punu ama çka kanë premtuar se do hapin po rrejn badihava, mir ka qenë me i punësu krejt ama kemi mbetur as këdej as andej”.
“Nuk di as unë në këtë punë, nuk jam tu kuptuar asgjë. Cka është problem s’po mundemi me kuptu, ka nevoj të hapet miniera mirëpo nuk ka udhëheqësi”.
“Premtimet janë të kota, vec kot premtojnë. Nuk mundet të hapet miniera pa pas ndonjë investritorë të huaj. Rinia është mbi 70-80% e papunë”. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2014 ish ministri i Ekonomisë Valon Saracini dhe deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, kishin vizituar fshatin Llojan me ç’rast para banorëve kishin premtuar se qeveria do të investojë 15 milion euro për riaktivizimin e minierës.
“Investitori i cili në ardhmen do të eksploatojë do të hapë diku prej 200 deri në 300 vende të reja pune, ndërsa investimi fillestar I cili është paraparë në dokumentacionin për tenderim duhet të jet diku seri në 15 milion euro”, deklaroi Valon Saracini, ish Ministër i Ekonomisë.
“Ne realisht mendojmë se tash investitorët të cilët janë paraqitur janë shum serioz, janë investitorë Kanadez dhe besoj që së shpejti do të fillojnë edhe punën”, tha Rexhail Ismaili Deputet i BDI. Për mundësin e riaktivizimit të minierës së Llojanit, Alsat pyeti edhe në Komunën e e Likovës por drejtuesit e komunës nuk pranuan të prononcohen.

Comments