Rita Ora: Përmbusha rolin tim si ambasadore e Kosovës (Foto)

94

Moebel THEMA

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, përmes një fotografie të publikuar në Instagramin e saj shprehu nderin që pati për të performuar sonte në koncertin i cili u mbajt për nder të Nënës Terezë.

“Jam e nderuar që isha e ftuar, për të përmbushur rolin si ambasadore e Kosovës duke kënduar në shenjtërimin e Nënës Terezë. Të këndosh “What Child is This” bëhet për të festuar jetën dhe kujtimin e saj, për ta mbajtur atë gjallë gjithmonë”, shkruan Ora.

Ndryshe Rita sonte mori pjesë në koncertin e mbajtur në Vatikan i cili u mbajt për nder të shenjtërimit të humanistes shqiptare, Nëna Terezë.

Comments