RMV, ja nga janë policët e infektuar me COVID 19
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se 103 policë janë vendosur në izolim në mënyrë preventive, si rezultat i kontaktit me 14 kolegë të tyre, të cilët rezultuan pozitiv me Kovid 19.
Shtatë prej të sëmurëve janë anëtarë të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të Ministrisë së Brendshme, dhe 7 janë nga njësite të tjera ndër të cilët edhe një anëtar i Njësitit për detyra të posaçme, tre nga SPB-Shkup dhe 2 nga SPB- Tetovë.
“Ka shumë persona që kanë qenë në kontakt me persona të Njësiti për Ndërhyrje të Shpejtë. Kjo përfshin personelin e vendpushimit në Ohër, sepse këta persona të Njësiti për Ndërhyrje të Shpejtë qëndruan në vendpushimin në Ohër, i cili aktualisht është i mbyllur për shkak të kësaj “, tha Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Asnjë nga të infektuarit e Ministrisë së Brendshme që është prekur nga Koronavirusi deri më tani nuk kanë pasqyrë të rëndë klinike. Shumica sëmundjen e kaluan pa komplikime të mëdha./alsat