Roma në rrezik, vullkani pranë qytetit historik është zgjuar dhe po riaktivizohet

Vullkani që ndodhet në rrethinat e Romës, pak para hyrjes për në qytet, është duke treguar shenja të rrezikshme të aktivitetit, i cili, i kombinuar me historinë sizmike të zonës, tregon se është duke u riaktivizuar ngadalë.
Kjo është bërë me dije nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh të cilët kanë ngritur alarmin për ngjarje më të rënda se ato të kohëve të fundit, raporton prestigjiozi “The Telegraph”.

Vargu i tërmeteve që goditi Italinë qendrore gjatë dy muajve të fundit ka ngjallur frikën se kryeqyteti i vendit mund të jetë në një rrezik edhe “me të madh”.
Shpërthimi në kohën gjeologjike është i pashmangshëm edhe pse mund te jetë shumë larg dhe aktualisht nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.
Vullkani i vendosur pranë zonave të banuara të Ariccias, Castel Gandolfos, Albanos dhe “kështjellave romake” të tjera, raporton syri.net, ka bërë që toka të jetë e mbushur me magmë dhe të jetë në rritje 2-3mm në vit, thotë studimi i shkencëtarëve.
Seria e dridhjeve, të gjitha ndjekur nga tronditje të fuqishme, të cilat kanë dëshmuar shkatërrimin e një numri të rëndësishëm monumentesh arkitektonike, duke përfshirë Abbey e Sant-Eutizio në Umbria, dhe dëmtimin e disa kishave dhe ndërtesave në zemër të Romës.