Ronaldinho i bashkohet Erës në provat e fundit para performancës në Rusi [Foto]

275

Pasi kishte arritur në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, me të cilët edhe këndon këngën zyrtare të Kampionatit, ata mbajtën konferencë për medie, shkruan lajmi.net.

Në këtë konferencë edhe njëherë Era bëri gjithë shqiptarët krenarë kur përmendi golat e dy shqiptarëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit si momentin më të paharuar nga ky Botëror.

Sot, këngëtarja ka mbajtur provat e fundit para performancës së nesërme në ceremoninë përmbyllëse të Kupës së Botës.

Asaj i është bashkëngjitur edhe futbollisti i njohur Ronaldinho, të cilin Era e falënderoi publikisht që e shoqëroi në prova. /Lajmi.net/

Comments